
Ja cilat jane disa nga materialet me te shtrenjte qe gjenden sot ne treg
Disa nga materialet që gjenden në tokë kanë tendencën të jenë të shtrenjta për shkak se ato gjenden rrallë ose prodhimi i tyre është i vështirë. Megjithatë, me kalimin e kohës, vlera e këtyre substancave të shtrenjta ndryshon rregullisht. Kjo në varësi të sasisë së disponueshme të tyre dhe uljes ose rritjes së dëshirës për ti blerë.
Aktualisht, lista e materialeve më të shtrenjtë në botë është e dominuar nga elementë të rrallë të tokës. Disa prej tyre janë:
1.Gold - 56 dollarë për gram
Edhe pse çmimi i arit luhatet shpesh në treg, ky element është çmuar për mijëra vjet si simbol i pasurisë dhe prosperitetit. Ai gjen përdorim edhe në mjeksi si tek implantet dentare dhe telat, në trajtimin e artritit dhe madje edhe të kanerit.
2. Rodium - 58 dollarë për gram
Gati 60% e të gjithë rodiumit gjendet në Afrikën e Jugut. Ky element është më pak i dendur dhe më rezistent ndaj nxehtësisë se platini. Pjesë e arsyes pse rodiumi ka një çmim të lartë është ndërprerja e furnizimeve ruse në fund të viteve '90.
3. Platin - 60 dollarë për gram
Platini është i ngjashëm me rodiumin dhe arin, platini përdoret në bizhuteri, në reaksione kimike, nstalime elektrike, stomatologji etj. Ky element u zbulua në 1735, por është përdorur edhe më herët rreth vitit 1200 në disa bizhuteri egjyptiane.
4. LSD (Lysergic Acid Diethylamide) - 3,000 dollarë për gram
Zakonisht njihet si acid apo LSD, (Lysergic Acid Diethylamide) u zbulua në Zvicër në vitin 1938 nga Albert Hoffman, i cili po përpiqej të krijonte një substancë të dobishme si një ilaç psikologjik. LSD krijon halucinacione të fuqishme dhe mund të sjellë probleme të mëdha psikologjike, si edhe lëndime të rënda fizike.
5. Diamanti - 55,000 dollarë për gram
Diamantët janë gurë mjaft të çmuar pavarësisht se ata nuk janë më të rrallët në tokë. Ky mineral gjendet zakonisht në disa zona të Afrikës.
6. Californium ( element kimik radioaktiv me simbol Cf) - 27 milion dollarë për gram
Californium u zbulua në Kaliforni në vitin 1950 dhe është një metal mjaft i rrallë. Ai është element radioaktiv, një mikrogram nga Californiumi liron deri në 170 milion grimca neutroni çdo minutë, duke e bërë atë te jetë shumë toksik.
7. Antimateria - 6.25 trilion dollarë për gram
Deri tani substanca më e shtrenjtë në tokë është antimateries, e cila për ta përpunuar kërkon teknologjinë më të përparuar siç është CERN-i, në mënyrë që të krijojë sasi të vogla, të cilat janë të mjaftueshme për tu studiuar nga fizikanët.
Më të lexuarat








