×
Secondary Adv

Krijohet sistemi qe meson robotet te lexojne

Share on Google+

Duke qënë se sistemet e inteligjencës artificiale po avancojnë gjithmonë e më shumë, atëherë shkencëtarët thonë se në të ardhmen do të jetë mjaft e rëndësishme tu mësojnë atyre një sjellje etike.

 

Për këtë është krijuar një sistem i ri i quajtur  “Quixote”. Ai do të trajnojë robotët që ata të mund të lexojnë histori, të mësojnë disa sekuenca të ngjarjeve dhe të kuptojnë sjelljen e njerëzve. “Ne besojmë se robotët duhet të socializohen për të përvetësuar vlerat e një shoqërie të caktuar, duke shmangur kështu sjelljet e  papranueshme”- tha Mark Riedl. “Quixote”është një teknikë, e cila ka për qëllim përafrimin e qëllimeve të një roboti me vlerat njerëzore, duke vendosur shpërblime mbi sjelljen e duhur shoqërore.

Në thelb, ky sistem i mëson se ai do të shpërblehet ose do të dënohet në varësi të sjelljes së tij në një histroi të caktuar. Për shembull, në qoftë se një robot ka për detyrë të marrë një recetë për një njeri sa më shpejt të jetë e mundur, atëherë ai do të : a) vjedhë  farmaci në për të marrë ilaçin dhe do vrapojë b) do të bashkëveprojë me edukatë me farmacistin c) do të presë në rradhë.presin në rradhë. Me vlerat e mësuara nga sistemi “Quixote” roboti do të presë në rradhë dhe do të paguajë për recetën.


Më të lexuarat