×
Secondary Adv

Ne Paris do te instalohet pema artificiale, qe mund te prodhoje energji elektrike

Share on Google+

Turbinat tradicionale të erës janë të zhurmshme dhe jo shumë të këndshme për tu parë, por kjo do të ndryshojë së shpejti falë një kompanie franceze, e cila quhet “New Wind.”

 

Struktura që kjo kompani ka krijuar quhet “Wind Tree.” Ajo  është e pajisur me 63 “aeroleaves” dhe të krijon përshtypjen e një peme. Secilia prej këtyre “gjetheve” është e pajisur me një teh të vogël, të mprehtë dhe mund të prodhojë energji elektrike pa marrë parasysh drejtimin e erës edhe kur shpejtësia e saj është e ulët (rreth 7 km/h). Prodhimi i energjisë nga “pema” është 3.1 kilovat në vit.

 

Kjo “pemë”mund mund të sigurojë energji të mjaftueshme për të furnizuar 15 llamba të rrugës apo një makinë elektrike për 1,360km. Secila "gjethe" është e ndërtuar nga plastikë e lehtë. Turbinat janë të vendosura në mënyrë paralele, kështu që në qoftë se ndonjëra prej tyre dëmtohet dhe duhet riparuar, të tjerat nuk do të ndikohen nga ajo. Këto pemë aktualisht shiten për 33. 670 dollarë.


Më të lexuarat