Keto jane kepucet magnetike, qe do ju bejne te ndiheni sikur po ecni ne Hene
A keni menduar ndonjeherë se si do ndjeheshit po të ecnit në hënë, por pa veshur kostumin hapsinor? Tani në sajë të këpucëve të reja magnetike ju mund ta provoni këtë në rrugë duke i kursyer vetes një udhëtim prej 768,000 km vajtje dhe ardhje.
Ato quhen “20:16 Moonwalker” dhe duken si këpucë normale, por brenda tabanit të saj janë dy shtresa me magnete të fuqishëm “N-45 neodymium”, që i japin ndjenjën e peshës së reduktuar. Krijuesi i këpucëve pretendon se Moonwalker ju jep ndjesinë e të ecurit mbi një jastëk ajri.
Pjesa e brendshme e këpucëve është i përbërë nga polietileni sintetik, për të cilin firma pretendon se është një material mjaft i fortë, i njëjti që përdoret në modulet e Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Kuse magnetët kanë një diametër nga 2.5 cm deri në 5 cm dhe mund të zhvendosin deri në 12 kg të peshës. Magnetet më të mëdha janë të vendosur në pjesën e përparme të këmbës dhe tëk thembra, pasi aty është shpërndarë edhe pesha maksimale. Është planifikuar që këpucët të fillojnë të shiten në fillim të 2017-ës, për 139 dollarë.