Ky dron per pasagjere eshte nje nga me te shtrenjtet ne bote
Një kompani kineze ka krijuar dronin me te shtrenjte ne botë. Ai quhet Ehang 184 dhe nuk është një dron tipik konsumi, por një dron për pasagjerë.
Ai ka tetë helika të vendosura në katër skajet e tij, mund të fluturojë deri në 3499 metër lartësi me shpejtësi 100km/h. Ehang 184 do të kushtojë rreth 300.000 dollarë dhe do të jetë droni më i shtrenjtë në botë.
Kompania thotë se Ehang 184 AAV është projektuar të jetë një 100% ekologjik dhe vetëm me energji elektrike. Ai ka një hapësirë rreth 5.4 metërdhe peshon 199 kg. Droni më i shtrenjtë në botë është i përbërë nga një material i përzierë, fibër karboni dhe epoksid. Kabina e tij është me ajër të kondicionuar, kurse në pjesën e jashtme ka dritat për sinjalet ajrore dhe kamera, që tregon se çfarë po ndodh nën të. Ehang 184 ka hapësirë vetëm për një çantë shpine.