CAT prezanton smartphon-in e pare me kamer termike
CAT S60 është më shumë se një telefon inteligjent, ai është një mjet profesional.
CAT S60 smartphon-i i parë me kamer termike. Ai mund të matë temperaturën e objekteve edhe nga një largësi 15 deri në 30 metra, madje mund të “shohë” edhe përmes tymit. CAT S60 ka një ekran 4.7 inç, me rezolucion 720 piksel. Ai mund të qëndrojë në një thellësi uji prej 5 metrash, pasi është i papërshkueshëm prej tij. Smartphon-i ka një bateri me kapacitet 3,800mAh, e cila do të zgjasë për një ditë të tërë.
Ai ka bateri me kapacitet Kamera parësore e telefonit është 13 megapikselë, ndërsa kamera dytësore është 5 megapikselë. Telefoni operon me sistemin Android 6.0 Marshmalloë dhe ofron rrjetin 4G LTE. Ekrani i tij mbrohet nga xhami Gorilla Glass 4 me madhësi 1 mm (telefonat normalë kanëekran me madhësi 0.4 mm). Ekrani me prekje funksionon edhe me doreza. Gjithashtu ai ka GPS, madje edhe rrjetin atelitor kinez Beidou, Bluetooth, NFC, radion dhe sensorë të barometrit dhe altimetrit.