×
Secondary Adv

Ne te ardhmen smartphon-et do te jene celesat e rinj te makinave

Share on Google+

Kompania suedeze e automjeteve “Volvo” në vitin 2017 do të bëhet e para në botë që do të ofrojë pë r smartphon-at një aplikacion, i cili do të zë vendësojë çelësin tradicional të makinave. 

 

Kjo teknologji inovative  do të prezantohet në Kongresin Botëror të Telefonisë në Barcelonë.  Aplikacioni i zhvilluar nga “Volvo” mundëson zhvillimin e të gjitha funksioneve për të cilat aktualisht përdoret çelësi tradicional, si për shembull për të hapur dhe për të mbyllur derën e makinës, pjesën e bagazheve  si edhe për të filluar drejtimin e automjetit. Për më tepër, kjo teknologji do të mundësojë menaxhimin e më shumë se një çelësi dixhital përmes aplikimit, duke ofruar akses në vetura të ndryshme “Volvo” .


Më të lexuarat