×
Secondary Adv

Ne vitin 2018 makina fluturuese do te beje fluturimin e saj te pare

Share on Google+

Trafiku mund të jetë një stres i vërtetë, sidomos për ata që janë të detyruar që të udhëtojnë çdo ditë me makinë. Por falë avancimit të teknologjisë, shumë shpejt njerëzit do të kenë mundësi të lëvizin me anë të makinave fluturuese. 

 

Kompania “Terrafugia”, e cila qëndron pas konceptit të automjetit “TF – X”, shpreson që prototipi i saj të jetë gati për të fluturuar brenda dy viteve të ardhshëm, ndërsa brenda 8 viteve të dalë në shitje masive. Kjo makinë ka 4 krahë dhe 2 motorë elektrikë të lidhur me njëri – tjetrin. Ata lejojnë “TF – X” të lëvizë nga pozicioni vertikal në atë horizontal dhe do të ketë një motor me 300 kuaj fuqi. Kjo makinë  do të ketë një shpejtësi prej 322 km/h dhe mund të bëjë një flutruim prej 805 km.

Makina “TF – X” do të ketë katër vende dhe parashikohet të jetë gjysmë automatike, që do të thonë se pasagjerët do të shtypin destinacionin ku duan të shkojnë para se ata të nisen për udhëtim. Ajo do të jetë në gjendje të shmangë në mënyrë automatike trafikun ajror, motin e keq, zonat e ndaluara si edhe kullat ajrore të vrojtimit. Modeli më i fundit i kësaj makine u zbulua në “Experimental Aircraft Association”, eventi i përvitshëm që mbahet në Oshkosh, Wisconsin.


Më të lexuarat