×
Secondary Adv

Njihuni me kullat ekologjike qe prodhojne me shume energji sesa konsumojne

Share on Google+

Një arkitekt belg ka prezantuar planet për ndërtimin e kullave ekologjike në Nju Delhi, Indi.

 

Kullat do të jenë të larta rreth 128 metër dhe në brendësi të tyre mund të jetojnë dhe punojnë mijëra njerëz. Ky kompleksi ekologjik ka shtëpi, zyra, vende pune, palestra, restorante dhe pishina. Ai përbëhet nga gjashtë kulla, të cilat janë të ndërtuara nga dru i laminuar dhe më pas janë përforcuar me çelik.

Aty do të rriten kafshë të egra, pemë, bar, lule dhe në majë të kompleksit do të jetë një kopësht tropikal. Z.Callebaut thotë se prodhimi i gazit të azotit do të reduktohet me aplikimin e kulturave bujqësore në Hyperions. Ai gjithashtu thotë se riekujlibrimi i ekosistemeve do të zvogëlojë jo vetëm emetimet e karbonit, por edhe shumë sëmundje. Brenda këtij kompleksi gjigand ka ferma të vogla të cilat ofrojnë përditë qumështin dhe perimet. Mbetjet bujqësore apo ato të kafshëve kthehen në metan, i cili prodhon energji më të cilën më pas furnizohen shtëpitë. Sipas ariktekti Vincent Callebaut kjo strukturë e quajtur “Hyperion”, është e aftë të prodhojë më shumë energji sesa ajo konsumon. Ndërtimi i këtij kompleksi pritet të mbarojë në vitin 2020.


Më të lexuarat