×
Secondary Adv

SUPERVOOC eshte teknologjia qe do te karikoje telefonin tuaj per 15 minuta

Share on Google+

Në Kongresin Botëror të Celularëve kompania “Oppo” ka prezantuar teknologjinë e saj të re “Super VOOC”, e cila mund të karikojë smartphonin tuaj për 15 minuta.

 

Përveç kësaj, Oppo thotë se telefonat me Super VOOC do të përdorin algoritme të veçantë për të mbajtur temperaturat e ulëta gjatë karikimit me një shpejtësi kaq të lartë.

Por megjithatë  teknologjia “Super VOOC” ka disa specifika. Së pari, ajo do të jetë në përputhje me microUSB dhe kabllot USB-C, pasi ajo shpejtësi për karikimin e telefonit është e vlefshme vetëm për ata me bateri 2500 mAh. Kjo do të thotë se phablets (një lloj smartphoni, i cili e ka ekranin ndërmjet madhësisë së një smartphoni tipik dhe një tableti)  me bateri më të mëdha nuk do të karikoheshin kaq shpejt. Së dyti, kjo teknologji është e veçantë për telefonat Oppo, të cilët janë mjaft të njohur dhe të përdorshëm në vendet aziatike.


Më të lexuarat