×
Secondary Adv

Ne 2017 cdo vend publik ne kryeqytetin e Korese se Jugut do kete Wi-Fi falas

Share on Google+

Kryeqyteti i Korese se Jugut, Seoul është një nga vendet më të avancuara të botës përsa i përket teknologjisë.

 

Bashkia e Seoul, e cila merret me të gjitha çështjet administrative të qytetit, njoftoi ditën e martë se në vitin 2017 në çdo vend publik do të ketë Wi-Fi falas.

Ajo në bashkëpunim me qeverinë qëndrore po punon për ta instaluar Wi-Fi-n falas në çdo vend publik, duke përfshirë metrotë dhe autobusat. Kryetari i bashkisë së Seoul, tha se qeveria do të investojë rreth 374 milion dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme për t'u fokusuar në ekonominë dixhitale dhe “internet of things” (internetin e gjërave) një term ky i përdorur gjerësisht për të përshkruar objekte dhe pajisje, të cilat janë të lidhura me internet.


Më të lexuarat