×
Secondary Adv

Prezantohet projekti per ndertimin e kulles se trete me te larte ne bote

Share on Google+

Kulla super e lartë “Nexus”  është projektuar nga studioja e arkitekturës PLP me bazë në Londër. Ajo është konceptuar si pjesë e një kompleksi të madh në deltën e lumit Pearl në Shenzhen, Kinë.

 

Kompleksi do të ketë dy kulla dhe një qendër arti, të cilat do të përshkohen nga disa ura. Kulla “Nexus”, e cila është elementi kryesor i tij do të ketë dyqane dhe zyra.

Në bazë të ndërtesës do të ketë një hapësirë tetë katëshe për shitjet me pakicë, kurse 14 katet e tjera do të merren nga një hotel. Nëse ndërtohet, Nexus do të jetë 595 metër e lartë duke u bërë kështu kulla e tretë më e lartë në botë.  Për të krijuar kullën Nexus, arkitektët e PLP-së kanë konceptuar ndërtimin e tri ndërtesave të ndara nga njëra-tjetra, por që lidhen me anë të një strukture mbështetëse qëndrore. Një kullë e dytë 347 metër do të jetë gjithashtu pjesë e kompleksit.

  


Më të lexuarat