HP prezanton Elite X3, i dizenjuar per te zevendesuar telefonin,kompjuterin dhe lap topin
HP prezantoi gjatë “Kongresit Botëror të Telefonave” një telefon inteligjent , i cili kryen të gjitha funksionet e një kompjuteri.
I quajtur Elite x3, ofron disa specifika të cilësisë së lartë, si përshembull procesorin Snapdragon 820 SoC dhe 4GB RAM. HP Elite x3 ka një hapësirë të brendshme prej 64GB (e cila me anë të kartës microSD mund të arrijë deri në 2TB) dhe një bateri me kapacitet 4,150mAh. Telefoni përdor gjithashtu verifikimet biometrike, si skanerin e syrit në anën e përparme dhe gjurmët e gishtave në anën e pasme.
Bashkë me telefonin do të vijnë edhe dy aksesorë të tjerë. Njëri aksesor është “Desk Dock”, i cili përfshin një DisplayPort, dy porta USB-je të tipit C, si dhe një portë me tel Ethernet. Aksesori tjetër shumë i rëndësishëm është “Mobile Extender”, i cili është si një laptop pa procesor, RAM dhe memorie. Thjesht ofron një ekran 12.5 inç, një tastierë, tre porta USB-C dhe një portë micro HDMI.