Disa vende ku mund te shkoni per te mbijetuar nese bota rrezikohet nga lufterat apo katastrofat...
Kur një makinë mirëmbahet, mund të jetë e sigurt. Po nëse kjo makinë keqpërdoret ose lihet pas dore, mund të jetë e rrezikshme. Në disa aspekte, e njëjta gjë mund të thuhet për planetin Tokë. Disa shkencëtarë mendojnë se ndryshimet, që ka shkaktuar njeriu në atmosferën e tokës dhe në oqeane, e kanë kthyer planetin tonë në një vend të rrezikshëm, duke çuar në katastrofa natyrore më të shpeshta e më të rënda.
Por përveçse ndikimit të njeriut në natyrë bota ndodhet në shumë telashe të tjera përshembull: krijimi i shtetit islamik, tensionet në rritje midis Rusisë dhe Turqisë etj.Njerëzimi deri tani i ka mbijetuar krizës financiare, paralajmërimin e apokalipsit Mayan në dekadën e kaluar, por në qoftë se 2016 është viti kur ka filluar fundi i botës ne mendojmë t’ju tregojmë disa vende ku mund të shkoni për të mbijetuar.
Ata janë:
1. Islandë
2. Arkipelagu Tristan da Cunha
3. Ishulli Guam
4. Qyteti Chiang Mai, Tajlandë
5. Denver, Kolorado
6. Antarktidë
7. Mali Puncak Jaya ose si quhet ndryshe Piramida Carstensz (4,884 m)
8. Cape Town, Afrika e Jugut
9. Bern, Zvicër
10. Ishulli Necker
11. Arkipelagu Tierra del Fuego në Amerikën e Jugut