Keto jane 6 kompanite qe kane zevendesuar punen e njeriut me robote
Gjithmonë e më shumë, kompanitë janë dukle përdorur robotët për të rritur produktivitetin e tyre dhe për të ulur kostot. Ndryshe nga njerëzit robotët mund të sistemojnë depo të mëdha më shpjet dhe pa u lodhur, madje edhe të flasin gjuhë të ndryshme.
Sipas Federatës Ndërkombëtare të robotëve mbi 400 robotë në vitin 2017 do të shërbejnë si udhërrëfyes në supermarkete, dyqane, apo muze. Tani disa biznese kanë filluar të vendosin robotë nëpër dyqane, pasi teknologjia është përmirësuar shumë vitet e fundit, duke i bërë ata më të shpejtë, më të vegjël dhe më të volitshme se kurrë më parë.
Më poshtë po ju listojmë disa kompani që kanë zëvendësuar punën tradicionale të njeriut më robotët. Ato janë:
1. Përhapja e robotëve “fermerë”
Në Kioto, Japoni do të hapet ferma e parë e prodhimit të maruleve, e cila do drejtohet plotësisht nga robotët. Ata do të mbledhin rreth 30.000 koka marule (sallatë jeshile) çdo ditë.
2. Robotët Zara dhe Bonobos
Shumë shitës online përdorin robotët për të punuar bashkë me njerëzit, pasi sapo dikush porosit diçka ata e dinë saktësisht se ku të shkojnë. Robotët e vëgjël, që sapo kanë nisur të përdoren në një depo të Zaras dhe Bonobos pritet të rritin produktivitetin më 800%.
3. Lowes 'Oshbots
Roboti i ri 1.5 metër i gjatë mund të ndihmojë klientët të gjejnë produktin që kërkojnë dhe menaxherët me inventarin. Ai mund të flasë shtatë gjuhë të huaja.
4. Roboti Chloe
Një dyaqan në Manhattan është duke testuar një robot të verdhë me emrin Chloe. Ai mund tu sjellë klientëve filma, muzikë, lojëra apo çdo gje që ata duan në 30 sekonda.
5. Roboti i hotelit “Youtel”
Ky është një hotel futuristik, i cili do të ketë një staf të përbërë tërësisht nga robotë, të cilët mund të mbajnë bagazhet e klientëve, të pastrojnë dhomat, të bëjnë kafen etj.
6.Robotët që do të prodhojnë këpicët e Addidas
Një fabrikë gjermane e quajtur "Speedfactory", drejtohet kryesidht nga robotë. Ajo këtë vit për herë të parë do të prodhojë 500 palë këpucë të Addidas. Gjatë fazës pilot do të punojnë edhe disa njerëz, por Addidas thotë se synon të shkojë drejt automatizimit të plotë.