×
Secondary Adv

Cadra inteligjente qe ju lajmeron perpara se te bjere shi

Share on Google+

Nëse gjithmonë harroni çadrën ose e humbisni atë, dhe përfundoni duke u lagur nga shiu, atëherë kjo shpikje është për ju.

 

Për të mos e humbur kete cader , ajo jo vetëm që ka ngjyra të ndezura, por gjithashtu do tju dërgojë një alarm rikujtues nëse padashur e lini diku, ose në qoftë se është gati të bjerë shi. Kjo është çadra e parë, që mund të parashikojë motin për 30 minutat e ardhshme.

Çadra shumëngjyrëshe lidhet me një nga shërbimet sociale të motit dhe informacionin e grumbulluar e shpërndan për tu treguar përdoruesve se kur do të bjerë shi. Ajo është e ndërtuar me sensorë për të regjistruar dritën, lagështinë dhe temperaturën. I gjithë ky informacion i grumbulluar, analizohet para se të dërgohet në smartphon-in e përdoruesit duke ofruar menjëherë lajmet më të fundit nga moti. Çadra nuk është ende në shitje, por ajo do të dalë në dyqane duke filluar nga muaji mars dhe online në vjeshtë. Çmimi i saj është rreth 86 dollarë.


Më të lexuarat