×
Secondary Adv

Njihuni me smartphon-in, i cili perdor driten e diellit per tu karikuar

Share on Google+

Firma japoneze “Kyocera” në Kongresin Botëror të Telefonave (MWC) në Barcelonë  ka prezantuat një telefon, i cili mund të karikohet duke përdorur dritën e diellit.

 

Paisja me ekran 5 inç u ndërtua në bashkëpunim me kompaninë franceze “SunPartner”, e cila është përgjegjëse për ndërtimin e panelit diellor të quajtur WYSIPS.

 

WYSIPS përbehet nga një xham transparent 0.55 mm i hollë, që do të thotë se telefoni ka një shtresë “fotovoltaike” të  integruar në ekran. Ajo është e lidhur me një çip, i cili menaxhon dhe konverton energjinë diellore në fuqi, e cila mund të ruhet në baterinë e pajisjes. Energjia që absorbohet nga ekrani i telefonit, pasi është ekspozuar në dritën e diellit për 3 minuta, është e barabartë me një minutë të kohës që flasim. Smartphoni diellor i Kyocera-s nuk varet vetëm nga rrezet e diellit për tu karikuar, por ai ka edhe baterinë tradicionale. Një mënyrë e ngjashme me mënyrën sesi makinat hibride përdorin edhe gazin edhe energjinë elektrike.


Më të lexuarat