OASIS, sistemi qe perdor nje lekundese femijesh per nxjerrjen e ujit nga nentoka
Mungesa e ujit të pijshëm është një nga problemet kryesore me të cilat përballen vendet në zhvillim në të gjithë botën. Sipas raportit të UNESCO-s në vitin 2030 nëse nuk bëhet asgjë për të ndaluar ndryshimin e klimës, shumë vende do të përballen me një defiçit të ujit deri në 40 për qind.
Në Afrikë, këto shifra janë edhe më e frikshme. Aktualisht aty shumë gra dhe vajza ecin deri në katër orë në ditë të mbushur ujë. Megjithatë, rreth 36% e popullsisë së përgjithshme nuk ka akses në burimet e ujit të pastër dhe është llogaritur se 18 milionë njerëz sëmuren për shkak të ujit të ndotur.
Një iniciativë shumë e mirë për të luftuar këtë realitet është OASIS, Ai është një sistem i ri i pompave të ujit, i cili përdor energjinë e një lekundëse lojërash për nxjerrjen e ujit të pijshën nga nëntoka. Pompa është e pajisur me një filtër karboni për të hequr viruset dhe bakteriet nga uji. Ky është një sistem i projektuar nga Jin Hyuk Kim në Universitetit Hanyang në Korenë e Jugut. Ai jo vetëm që prodhon ujë të pastër e të pijshëm, por njëkohësisht u jep edhe kohë fëmijëve të luajnë.