Në të ardhmen qytetet do të ndryshojnë, pasi numri i popullsisë do të rritet dhe teknologjia do të përmirësojë cilësinë e mënyrës sesi ne jetojmë. Për këtë temë janë shkuar shumë raporte duke përfshirë edhe një të kohëve të fundit nga Samsung me titull “SmartThings Future of Living Report”, i cili tregon sesi peizashi urban do të ndryshojë në shekullin e ardhshëm.
Por më poshtë po ju tregojmë disa mënyra sesi mund të duken qytete tona në të ardhmen nga futuristi i Akademisë Botërore të Arteve dhe Shkencës Ian Pearson.
1. Ndërtesat do të jenë akoma më të larta. Ato mund të arrijnë deri në lartësinë 28.9 km.
2. Aftësia jonë për të krijuar ndërtesa kaq të larta do të thotë se ne do të kemo porte masivë në hapësirë dhe kjo do të ulë kohën e udhëtimit në hapësirë.
3. “Ne mund të kemi mijëra njerëz, që jetojnë në një ndërtesë të vetme, si në një qytet më vete”-thotë Pearson. Ndërtesat do të kenë një strukturë, e cila nuk është parë kurrë më parë dhe ato mund të shërbejnë si mini qytete të veçantë. Kjo duhet konsideruar si një gjë shumë e mirë pasi mbipopullimi mund të kthehet në një problem të madh.
4. Do të ketë hotele dhe atraksione turistike nënujore.
5. Rrugët do të mund të karikojnë makinat autonome ndërkohë që ju jeni duke udhëtuar me to.