Ky eshte projekti per ndertimin e parkut vertikal me te larte ne bote
Studioja arkitektonike italiane Carlo Ratti Associati (CRA) zbuloi planet për ndërtimin e një parku vertikal rreth 1,609 metër të lartë.
Struktura do të mbulohet nga baza dhe deri në kulm nga një ekosistem natyror i harlisur. Ky projekt i quajtur “The Mile” u dizenjua në bashkëpunim me firmën inxhinierike gjermane “Schlaich Bergermann und Partner” dhe studion britanike “Atmos.” Koncepti i projektimit të “The Mile” është parashikuar si një pikë referimi ku qytetarët dhe turistët mund të mblidhen, të pushojnë, dhe luajnë.
Aktualisht, ndërtesa më e lartë është Burj Khalifa 829.8 metër në Dubai dhe më pasi të mbarojë së ndërtuari do të jetë Kulla Jeddah 1.008 metër në Arabinë Saudite, por CRA thotë se synimet e tyre janë që “The Mile” të arrijë lartësinë 1.609 metër.Vizitorët, të cilët do të paguajnë një tarifë hyrjeje rreth 40 dollarë mund të ngjiten në strukturë nëpërmjet një ashensori ose një kapsule orbitale. Ky park vertikla do të jetë një shtëpi për gjallësa të ndryshme të florës dhe faunës. Projekti do të prezantohet zyrtarisht për publikun në Kanë në 16 Mars 2016.