Ne fund te marsit Google do te prezantoje aplikacionin Android Pay
Përdoruesit e Android së shpejti do të mund tëpaguajnë duke përdorur telefonin e tyre, kur Google të prezantojë në Britaninë e Madhe aplikacionin e saj më të ri, Android Pay.
Sipas disa burimeve shërbimi celular i pagesave do nisë në fund të Marsit. I ngjashëm me versionin origjinal të prezantuar në 2011-tën, kartat e kreditit apo të debitit do të mund të ruhen brenda aplikacionit.
Pagesat mobile do të jenë të disponueshme fillimisht vetëm në SHBA me kartat American Express, Discover MasterCard dhe Visa të nxjerra nga qarkullim nga American Express Bank of America, Discover Navy Federal Credit Union, PNC, Regions Bank, USAA dhe U.S. Bank. Përdoruesit aktualë të Google Wallet mund të përdorin Android Pay duke bërë një përditësim të aplikacionit wallet, kurse për përdoruesit e rinj ai do të jetë në dispozicion për tu shkarkuar në Google Play dhe gjithashtu do vije i instaluar paraprakisht në telefonat e rinj Androidë NFC.Google gjithashtu theksoi se ky sistem është i sigurt, pasi ai si Apple Pay nuk do zbulojë numrin e vërtetë të kartës së përdoruesit.