Rusia krijon satelitin i cili reflekton driten e diellit per te ndricuar pjese te tokes
Deri tani ylli i më i shndritshëm në qiellin e natës është Sirius, i njohur si “Dog Star”ose “Alpha Canis Majoris.”
Por kjo në të ardhmen mund të ndryshojë, pasi disa inxhinierë rusë kanë zhvilluar një projekt të quajtur “Mayak” ose “Beacon”. Ata shpresojnë që të nisin këtë vit në hapësirë një satelit, i cili do bëhet objekti më i shndritshëm në qiellin tonë, falë nje flete gjigande reflektuese të materialit. Nisja është planifikuar të bëhet në verë. Ata do të marrin një raketë Soyuz 2 me ndihmën e “Roscosmos”, agjencia ruse e hapësirës.
Ekipi ka planifikuar ta vendosë anijen në një orbitë sinkron me diellin 600 km mbi tokë.Kjo do të thotë se ai do të jetë gjithmonë në rrugën e dritës së diellit, prandaj edhe do të jetë gjatë gjithë kohës i ndritshëm. Anija e vogël kozmike do të nisë në orbitë një reflektor diellor gjigand në formën e piramidës. Reflektori është 16 metër katror dhe përbëhet nga një film i hollë polimeri, 20 herë më i hollë se fija e flokut të njeriut. Qëllimi i projektit është që të promovojë kërkimet hapsinore në vend dhe ta bëjë shkencën dhe inxhinierinë më tërheqëse për të rinjtë rusë. Deri tani për projektin janë mbledhur pothuajse 1,8 milion rubla ose 24.235 dollarë nga 2,322 sponsorë.