×
Secondary Adv

Se shpejti vjen ne treg karikuesi i perbashket per paisjet Android dhe Apple

Share on Google+

Për vite të tëra, iPhone dhe telefonat Android kishin nevojë për karikuesa të ndryshëm. Apple kërkon “Lightning” kurse paisjet Android një kabëll USB mikro.

 

Por tani ka një karikues, i cili mund të përdoret për të dyja paisjet. Njëra anë e tij lidhet me kunjat e portit  “Lightning” ndërsa ana tjetër lidhet me mikro kunjat e portit të USB-së. Me këtë karikues mund të lidhen edhe paisje të tjera me këto porta, por ai nuk mund të bëjë tranferim të të dhënave. Ai ka vetëm aftësinë për të karikuar paisje të ndryshme.Karikuesi LM nuk duket si një karikues standart, ai është i mbështjelle me lëkurë dhe vjen në katër ngjyra bardhë, kafe, e zezë dhe blu. Karikuesi do të jëtë në treg për vetëm 21 dollarë në muajin Prill.

 


Më të lexuarat