Secondary Adv

HTC shiti 15.000 kufje Vive te Realitetit Virtual ne me pak se 10 minuta

Share on Google+

Porositë për kufjet “Vive”  të realitetit virtual nga HTC u hapën ditën e hënë. Sipas Shen Ye, një specialist i produkteve RV në kompani, vetëm në 10 minutat e para HTC shiti 15,000 njësi. Kufjet kushtojnë 800 dollarë dhe porositë e para do të fillojnë të dërgohen në 5 prill.

 

 

Ato do të kushtojnë 689 paund në Mbretërinë e Bashkuar dhe 899 euro në Evropë. Nga shitja e tyre HTC pti një fitim prej 12 milion dollarë. Suksesi i HTC është një lajm i mirë për industrinë e realitetit virtual, e cila po zhvillohet gjithmonë e më shumë. Sipas kompanisë “Trend Force” kjo teknologji deri në 2020 do të vlejë 70 miliard dollarë. Në 28 Mars do të hapen porositë e para për kufjet RV Oculus, të prodhuara nga Facebook. Ato do të kushtojnë 600 dollarë.


Më të lexuarat