Resorti i ri turistik ne Abu Dhabi, do te prodhoje 100 per qind te energjise me ane te panelve diellore
Në vitin 2020 pritet të përfundojë ndërtimi i resortit ekologjik “Liwa Oasis”.
Ai po ndërtohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, i projektuar nga studioja arkitektonike “Baharash.” Ky resort është i vetmi i këtij lloji në botë, pasi ai do të prodhojë energji elektrike vetëm nga panelet diellorë, të cilët përfshijnë një sipërfaqe rreth 145.8578 metër katror.
“Kur projekti ishte ende në fazat e hershme të ndërtimit, në konstatuam se duke përdorur puse të thellë mund të nxirrnim ujë nga nëntoka. Kjo na dha mundësi të kijonim një artikull rreth një burimi, i cili ishte i një rëndësie të veçantë për Beduinët, për rrugët e transportit dhe të tregëtisë” : tha Baharash Bagherian. Ky ujë do të përdoret për vaditjen, rritjen e peshqve , krijimin e aktiviteteve argëtuese duke siguruar gjithashtu edhe “vendbanim” për faunën lokale. Këto të korra do të përdoren për të siguruar përbërës të freskët organikë dhe vendas për restorantin e resortit, përveç ushqimeve të tjera të siguruara nga fermerët lokalë.Ndërtesat këtu do të kenë në çatinë e tyre panele diellorë. Resorti do të ketë 84 apartamente të madhësive të ndryshme.