×
Secondary Adv

Avioni me i madh ne bote, gati per fluturimin e tij te pare

Share on Google+

“Airlander 10” është avioni më i madh në botë. Ai është krijuar nga kompania britanike “Hybrid Air Vehicles” dhe muajin e ardhshëm do të bëjë fluturimin e tij të parë.

 

Para katër vitesh ky avion ishte pjesë e një projekti të ushtrisë amerikane, por më pas për shkak të shkutimeve në buxhet iu shit prodhuesit për 300 mijë dollarë ose më pak se 1% e kostos që u desh për ta ndërtuar.

Ai është 93 metra i gjatë, 44 metra i gjerë dhe 26 metra i lartë, duke u bërë kështu avioni më i madh i pasagjerëve në botë, Airbus A380 është vetëm 73 metra i gjatë. Ky avion do të jetë në gjendje të fluturojë me një shpejtësi rreth 144 km/h, në lartësinë 6,100 metra me një ngarkesë 10 ton. Sipas kompanisë, që bleu të drejtat për të zhvilluar "Airlander 10" edhe për përdorim komercial, ai mund të mbajë deri në 48 njerëz në të njëjtën kohë. Data për fluturimin provë nuk është bërë ende e ditur, por ai do të udhetojë vetëm 112 km.


Më të lexuarat