×
Secondary Adv

Google prezanton Kiddle, motorin e pare te kerkimit per femije

Share on Google+

Qëndrimi i fëmijëve për orë të tëra në internet ka sjellë edhe rreziqe, jo vetëm dobi. Madje, nëse do të bënim një balancë midis këtyre të dyjave, pa diskutim që peshorja do të anonte nga ndikimet negative të internetit te fëmijët.

 

Arsyeja është e thjeshtë: ata lundrojnë në çfarëdo adresash të mundshme.Prandaj, në kushtet kur përdorimi i internetit nga fëmijët nuk po njeh kufij, Google ka lançuar një motor kërkimi, i cili quhet “Kiddle.” Synimi i tij është të mbajë të sigurt fëmijët gjatë kërkimit të tyre në internet, pasi ndodh shpesh që ata të shohin përmbajtje që s’duhet t’i shohin.

Kështu, “Google” lançoi motorin e kërkimit, i cili është vetëm për fëmijë dhe iu ofron atyre mundësi më të mira të kërkimit për moshën e tyre, duke mos “rënë” në përmbajtje të gabuara. “Kiddle” duket si motori i kërkimit në “Google”, por në fakt përfshin disa veçori të mira për fëmijë. Për shembull, nëse fëmijët do të ishin duke kërkuar lajme në lidhje me jetën personale të Miley Cyrus, Instagrami apo Twitteri i këngëtares nuk do të shfaqeshin. Në vend të kësaj, fëmijët do të merrnin vetëm biografinë e saj. Prindërit gjithashtu mund të bllokojnë disa fjalë kyçe ose mund të kërkojnë të bllokojnë një “site”, që mendojnë se nuk është i përshtatshëm për fëmijën e tyre.


Më të lexuarat