×
Secondary Adv

Perfundon ndertimi i stacionit hekurudhor me te shtrenjte ne bote

Share on Google+

Ditën e enjte në Nju Jork u hap për publikun një nga stacionet hekurudhore më të shtrenjtë në botë.

 

“The World Trade Center Transportation Hub” u dizenjua nga arkitekti spanjoll Santiago Calatrava dhe ndërtimi i tij kushtoi rreth 4 miliard dollarë.

  

Forma e kësaj strukture është e ngjashme me atë të një pëllumbi apo feniksi me krahët e hapur drejt qiellit. Ajo është ndërtuar pranë vendit ku ndodheshin Kullat Binjake, pasi edhe qëllimi i saj është të simbolizojë rilindjen. Ndërtimi i saj filloi në vitin 2003 dhe pritej të përfundontë në 2009, me një buxhet prej 2.2 miliard dollarësh, por pavarësisht vonesave në përfundimin e “The World Trade Center Transportation Hub” dhe tejkalimit të buxhetit fillestar, rezultati përfundimtar është një vepër që të tërheq vëmendjen.


Më të lexuarat