×
Secondary Adv

Pas pothuajse nje dekade fillon perseri ndertimi i arkipelagut artificial ne Dubai

Share on Google+

Pothuajse të gjithë kanë dëgjuar për arkipelagun artificial, që po ndërtohet në Dubai. Ai u ideua nga sheiku Mohamed Bin Rashid Al Maktoum në vitin 2003.

 

Ky arkipelag, i cili quhet “ The world” është i përbërë nga një total prej 300 ishujsh të vegjël, të cilët sëbashku krijojnë formën e hartës së botës.

Në vitin 2008 ndërtimi i tij u ndërpre për shkak të krizës ekonomike, por duket se pothuajse pas një dekade ka filluar përsëri puna për përfundimin e projektit. Në ndërtimin e këtyre ishujve janë përdorur 321 milion metra kub rërë dhe rreth 31 milion ton shkëmb, ku sasia më e madhe e rërës u mor nga ujërat e cekëta të bregdetit të Dubait. Ata zënë një sipërfaqe prej 6-9 kilometra dhe janë të emërtuar sipas vendeve. Distanca mes tyre është rreth 100 metra. Ishujt kanë madhësi të ndryshme nga njëri-tjetri dhe fillimisht pritet të shiten për 20 milion dollarë secili.

    


Më të lexuarat