Matematika, vjen nga greqishtja e lashtë që do të thotë studim, shkencë. Shpeshherë ajo është quajtur edhe gjuha e Universit. Ka disa njerëz të cilët janë absolutisht të hipnotizuar prej saj, kurse disa të tjerë nuk e pëlqejnë. Atë që askush nuk mund ta mohojë është se ekuacionet apo formulat matematikore mund të jenë vërtet revolucionare.
Matematicieni anglez Ian Stewart shpjegon në librin e tij “17 ekuacionet që ndryshuan botën”, ndikimin e tyre në shkencë, teknologji dhe filozofi. Për të, ekuacionet matematikorekanë luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin e botës së sotme.
Më poshtë po listojmë disa prej tyre.
1. Teorema e Pitagorës - Pitagora, 530 para erës sonë
2. Ligji i gravitetit - Njutoni, 1668
3. Formula e shumëkëndëshit - Euler, 1751
4. Ekuacioni i valëve - J.d'Alembert, 1746
5. Transformimi i Furierit - J.Fourier,1822
6. Ekuacioni i Navier-Stokes - C.Navier, G.Stokes, 1845
7. Ligji i dytë i termodinamikës - L.Boltzmann, 1874
8. Teoria e Relativitetit - Einstein, 1905
9. Teoria e Informacionit - C.Shannon, 1927
10. Ekuacioni i Black-Scholes - F.Black, M.Scholes, 1973