
Keto jane 10 shpikjet teknologjike me te mira te vitit 2015
2015-ta ishte një nga vitet më të mira përsa i përket zhvillimit të teknologjisë. Shpikjet që janë bërë gjatë këtij viti janë të shumta. Disa synojnë të na përmirësojnë dhe lehtësojnë jetësën, kurse disa të tjera të na zbavitin.
Në vijim po listojmë 10 shpikjet teknologjike më spektakolare të vitit 2015.
1. Magic Leap
Magic Leap është një kompani amerikane, e cila solli një paisje, që do të revolucionarizojë lojërat virtuale. Kjo pajisje mund të projektojë objektet virtuale në botën reale, nëse shihet përmes syzeve.
2. Yangyang
Yangyang është roboti i parë humanoid i krijuar në Japoni nga Hiroshi Ishiguro. Yangyang mund të flasë, të shtrëngojë duarën si edhe mund të përqafojë. Hiroshi deklaroi se në të ardhmen robotat humanoid mund të zëvendësojnë njerëzit aktualë në fushën e aktrimit apo të këndimit.
3. Teknologjia V2V
V2V është një teknologji, e cila funksionon nëpërmjet wireless-it duke transferuar nga njëra makinë tëk tjetra informacione të tilla si: shpejtësia, vendndodhja, gjendja e frenave dhe të dhëna të tjera të ngjashme.
4. AeroMobil
Një kompani e quajtur “Automobile” ka krijuar një automjet, i cili duket si një aeroplan dhe jo një makinë fluturuese. Ky automjet është bërë prej çelikut dhe përbërësve të karbonit, të cilët bëjnë që ai të ketë një peshtë jasgtëzakonisht të lehtë. Deri tani automjeti ka bërë rreth 40 fluturime provë.
5. Projekti Loon
Në 2015 Google mori një iniciativë për përhapjen e internetit në çdo skaj të botës duke nisur kështu Pojektin Loon. Burimi i këtyre balonave të mbushura me helium do të jetë dielli dhe ato do ngrihen deri në 18 – 27 km larg nga toka.
6. Projekti “Breakthrough Listen”
Në 20 korrik 2015 Stephen Haëking dhe Yuri Milner filluan një projekt të quajtur “Breakthrough Listen”, i cili ka nisur kërkimin e sinjaleve të radios në hapësirë.
7.Makinat autonome
Google ka zhvilluar një makinë elektrike, e cila mund të punojë pa shofer. Ajo është një kombinim i sensorëve dhe software-ve, me ndihmën e të cilave vetë gjykon botën rreth saj. Për të rritur efikasitetin e mjetit janë përdorur edhe hartat dixhitale.
8. Ndërhyrja në ADNdhe modifikimi i gjeneve
Enzimat CRISPER/Cas9 mund të depërtojnë në ADN dhe të modifikojnë gjenet.Kjo mund të ndihmojë në krijimin e një fëmijëvë sipas karakeristikave, që prindërit dëshirojnë.
9. Biopsia e lëngshme
Biopsia e lëngshme mund të ndihmojë në zbulimin e kancerit në një fazë të hershme, madje edhe para se të fillojnë të shfaqen simptomat e para të tij.
10. Mini truri
Në vitin 2015 shkencëtarët kanë përdorur qelizat e lëkurës për të krijuar indet njerëzore. Në kushte gjenetike ato kanë krijuar pothuajse plotësisht “trurin embrional njerëzor”, i cili është quajtur si Mini Truri. Ky zhvillim mund të ndihmojë në të ardhmen për të gjetur disa përgjigje rreth kancerit të trurit.
Më të lexuarat








