Betoni i Polistirenit, nje alternative e re ne fushen e ndertimit
Vitet e fundit në fushën e ndërtimit ka filluar të përdoret gjerësisht betoni i polistirenit.
Polistireni gjendet shpesh në izolimet me shkumë si dhe në shumë aplikacione të paketimeve komerciale. Pasi ai është përdorur për një qëllim të caktuar është shumë e vështirë të riciklohet për shkak të natyrës së tij hidrofobike dhe më densitet të ulët.
Përzierja e polistirenit të përbërë është pothuajse e njëjtë me atë të betonit tradicional vetëm se zëvendësohen përbërësit. Ai ka aftësi shumë të mira termo-izoluese. Nësë ky material përdoret për muret e jashtme ai mund të zvogëlojë ndjeshëm ose të eliminojë nevojën për teknikat tradicionale të izolimit të brendshëm. Një bllok polistireni i përfunduar ka të njëjtat përmasa me një bllok standart, por mund të peshojë deri në 10 herë më pak. Me zhvillimin e vazhdueshë të industrisë së ndërtimit edhe materialet që përdoren në këtë fushë bëhen gjithmonë e më shumë të përsosura dhe ekologjike.