BMV prezanton ne 100 vjetorin e saj makinen autonome Vision Next 100
Kompania gjermane e prodhimit të makinave, BMV gjatë festimit të 100 vjetorit të saj ka prezantuar edhe makinën autonome Vision Next 100.
Sipas drejtuesit të kompanisë ajo ka dy variante. I pari, i cili quhet “Boost”, fokusohet vetëm tek shoferi, duke i ofruar të gjitha mundësitë për të maksimizuar kënaqësinë e ngarjes së makinës. Kurse opsioni i dytë “Ease” fokusohet më shumë tek komoditeti dhe transformimi i interiorit.
Kjo makinë futuristike është e ndërtuar nga fibrat e karbonit, dyert e saj hapen lart, ka mungesë të shtyllës B dhe pjesa e brendshme e saj është e ndërtuar nga matriale të riciklueshme dhe të rinovueshme. BMV ka përgatitur edhe sistemin e ashtuquajtur “Alive Geometry”, i cili është zhvilluar si një metodë për përmirësimin e bashkëveprimit mes të shoferit dhe veturës, duke përdorur sinjale intuitive për të paralajmëruar shoferët rreth situatave potencialisht të rrezikshme. Për sa u përket përmasave Vision Next 100 Concept është e gjatë 4.9 metra dhe e lartë 1.4 metra (një metër më pak se Serie 5).