×
Secondary Adv

Hands Free aplikacioni i ri i Google, qe ju lejon te paguani me ane te zerit

Share on Google+

Kompania Google është duke testuar aplikacionin e saj më të ri “Hands Free”, i cili i lejon përdoruesit për të blerë sende me anë të komandave zanore, në disa dyqane në Bay Area.

 

Aplikacioni iOS dhe Android përdor një kombinim të Bluetooth-it, Wi-Fi dhe shërbimeve që tregojnë vendndodhjen për të zbuluar se kur ju ndodheni në një dyqan, i cili është krijuar për “Hands Free”. Kjo do të thotë se ju mund ta përdorni atë edhe në qoftë se smartfoni juaj nuk i suporton pagesat NFC.

Ja si funksionon: Konfiguroni aplikacionin me informacionin e kartës tuaj të kreditit dhe një foto. Kur të keni arritur tek arka e një dyqani mjafton t ë thoni: “Dua të paguaj me Google” për të përfunduar transaksionin tuaj. Më pas arkëtari do ju verifikojë identitetin duke kontrolluar foton, e cila është e lidhur me llogarinë tuaj të aplikacionit “Hands Free” si edhe duke ju pyetur për inicialet tuaja. Kompania thotë se deri tani kanë qënë rreth 1.5 milion regjistrime në muaj.


Më të lexuarat