×
Secondary Adv

Njihuni me kullen ne formen e gjarprit

Share on Google+

Një arkitekt rus ka dizenjuar një kullë në formën e një gjarpri dhe shpreson që ajo të ndërtohet në ndonjë qytet të njohur të Lindjes së Mesme ose në Azi.

 

Dizajni interesant i ndërtesës ka një bazë të rrumbullakët, e cila duket si trupi i gjarpërit dhe një kokë që duket sikur e ka “gojën” hapur,  e cila në fakt është një restorant në tarracë ose një klub nate. 

Ndërtesa quhet “Asian Cobra Tower” e projektuar nga arkitekti Monaco Vasily Klyukin, nga Moska. Biznesmeni dhe ish-bankier pretendon puna e tij është duke “parashikuar të ardhmen”. Ai beson se kulla e tij do të tërheqë shumë investitorë nga Azia ose Lindja e Mesme, pasi aty gjarpërinjtë shihen si simbol i urtësisë (mençurisë).


Më të lexuarat