×
Secondary Adv

Kompania Goodyear prezanton gomat sferike, te cilat do e lejojne makinen te levize ne cdo drejtim

Share on Google+

Kompania “Goodyear” në shfaqjen e 86 të “Geneva International Motor” prezantoi dy goma të reja të krijuara posaçërisht për makinat autonome.

 

Njëra është një gomë sferike, e cila i lejon makinat të lëvizin në çdo drejtim kurse tjetra është një gomë “inteligjente”, e cila është në gjendje “të lexojë” kushtet e rrugës dhe të përshtatet me to.

 

Koncepti i parë njihet me emrin “Eagle-360”. Kjo është gomave sferike, e cila në vend të akseve (boshtit) lidhet me makinën nëpërmjet një ngritje magnetike në ajër. Kështu ajo mund të rrotullojë apo drejtojë mjetin në çdo drejtim. Kjo e bën makinën lëhtësisht të manovrueshme dhe më shumë efikase në shfrytëzimin e hapësirave rrugore. Ajo gjithashtu përmban sensorë, që e lejojnë të marrë informacion në lidhje me mjedisin përreth, të komunikojë me automjetet e tjera ose me sistemin e kontrollit të trafikut lokal.

Kurse koncepti i dytë njihet me emrin “Intelligrip”.

Në pamje të parë ajo mund të duket si një gomë tradicionale, por në fakt është e pajisur me sensorë mjaft të përparuar, të cilët e lejojnë atë të komunikojë me sistemin autonom të kontrollit të makinave, të përcaktojë sipërfaqen e rrugës dhe kushtet e motit. Ende nuk është bërë i ditur çmimi i tyre, por sipas disa burimeve thuhet se ato do të jenë të kushtueshme.


Më të lexuarat