×
Secondary Adv

Hollande: Krijohet bicikleta 35 meter e gjate, hyn ne rekordet Guinness

Share on Google+

Biçikleta më e gjatë në botë, e regjistruar tashmë në librin Guinness, ka një gjatësi rreth 35.6  metër. Ajo u ideua dhe krijua nga grupi holandez i çiklistëve “Mijl Van Mares Werkploeg”.

 

Pavarësisht madhësisë së saj, ajo ka vetëm dy rrota. Për drejtimin e kësaj biçiklete duhen dy persona. Njëri në pjesëne përparme për ta drejtuar, kurse tjetri pedalon në pjesën e prapme. 

Ndërkohë që udhëheqësi i ekipit Frank Pelt dhe ekuipazhi i tij janë në qendër të vëmendjes pasi u vendosën në librin botëror të rekordeve “Guinness”, lavdia e tyre mund të jetë e shkurtër. Kjo pasi një ekip në Australi po përpiqet për të fituar këtë titull. Ata jane duke ndërtuar një biçikletë pothuajse 41.4 metër të gjatë.


Më të lexuarat