×
Secondary Adv

Deri ne 2020 autobuzat e rinj te Nju Jorkut do te kene Wi-Fi dhe porta USB

Share on Google+

Autoriteti i Transportit të Nju Jork-ut ditën e martë njoftoi se deri në vitin 2020 do të shtojë 2,042 autobusë të teknologjisë së lartë.

 

Sipas guvernatorit  Andrew Cuomo ata do të zëvendësojnë pothuajse  40% të autobusave të MTA-së dhe ky projekt do të kushtojë rreth 1.3 miliard dollarë.

Autobuzat do të jenë të pajisur me Wi-Fi dhe me portat USB në mënyrë që ju të mund të karikoni telefonin tuaj. Secili prej tyre do të ketë 35-55 porta të tilla, kjo në varësi të madhësisë që ai ka. Ekranet dixhitale do të informojë pasagjerët në lidhje me ndalesën e ardhshme, ndalesat që kanë transferta, motin si dhe informacione të tjera.


Më të lexuarat