×
Secondary Adv

Me ne fund krijohet dhe krevati, i cili cdo mengjes veterregullohet

Share on Google+

Shumë njerëz thonë se e kanë bezdi të rregullojnë krevatin kur zgjohen në mëngjes, por më në fund vjen një lajm i mirë për ta.

 

Kompania spanjolle OHEA ka krijuar krevatin, i cili vetërregullohet.Disa njerëz ëndërrojnë për shtretër teknologjikisht të sofistikuar. Për shembull, kohët e fundit është  prodhuar një  dyshek “inteligjent”, i cili gjurmon ciklin tuaj të gjumit dhe ju informon sesa i shëndetshëm (i mirë) ka qënë  ai. Ajo, që  është interesante në lidhje me këtë dyshek është se ai mund tu zgjojë ju nga gjumi në kohën e duhur, duke u siguruar që gjatë ditës të jeni në gjendje optimale.

  

Por kompania spanjolle “OHEA” nuk zgjodhi sofistikimin e një  teknologjie të tillë . Në vend të kësaj ajo u përpoq të zgjidhtë një problem shumë të vjetër, rregullimin e krevatit tuaj në mëngjes, në një mënyrë  shumë të thjeshtë. Krevati inteligjent i OHEA-s e kryen këtë detyrë  me përdorimin e jastëkëve dhe çarçafëve të veçantë. Çarçafët janë të bashkangjitur në  disa krahë robotikë në të dy krahët e krevatit , ndërsa jastëkët me litarë për ti ngritur ata mbi shtrat.

Kur ju të ngriheni nga krevati, një sensor i peshës do të jetë  në  gjendje ta kuptojë  këtë dhe atëherë do të fillojë i gjithë procesi. Së pari, litarët do të tërheqin jastëkët dhe pastaj krahët robotikë do të tërheqin çarçafin derisa i gjithë krevati të jetë mbuluar. Pasi është  bërë e gjithë kjo litarët lëshojn përsëri jastëkët mbi shtrat, duke bërë  kështu një krevat të rregulluar në më pak se 60 sekonda.


Më të lexuarat