OxyGen projekti qe do te sjelle nje oaz te gjelberimit ne Paris
Në një nga zonat më të mëdha të biznesit në Paris, La Défense do të ndërtohet një oaz i mrekullueshëm i gjelbërimit. Studioja franceze e dizajnit “Stephane Malka” kohët e fundit ka prezantuar projektin e saj të quajtur “OxyGen”.
Propozimi i tyre është të transformojnë urën në të dyja anët e lumit Sena në një tarracë të mbuluar nga gjelbërimi. Përveç kopshteve aty do të ketë edhe restorante, të cilët do të jenë të parafabrikuar dhe të mbledhur në të njëjtin pozicion. Kjo bëhet me qëllim për të minimizuar zhurmat e ndërtimit dhe ndotjen.
Propozimi i tyre është të transformojnë urën në të dyja anët e lumit Sena në një tarracë të mbuluar nga gjelbërimi. Përveç kopshteve aty do të ketë edhe restorante, të cilët do të jenë të parafabrikuar dhe të mbledhur në të njëjtin pozicion. Kjo bëhet me qëllim për të minimizuar zhurmat e ndërtimit dhe ndotjen. “OxyGen” do të ketë një sipërfaqe rreth 1.500 metër katror dhe do të vendoset në një zonë shumë të dukshme dhe të ngritur të “La Defense”. Ai do të ketë formën e një gjysëm rrethi, të cilën arkitektët e krahasojnë me harkun e anijes “La Defense” Dizajni i tij do të kombinojë stilet e kopshteve romantikë të shekullit të 19 me një estetike më bashkëkohore. Frymëzuar nga kopshtet Tivoli të Parisit, “OxyGen” do të paraqesë një gamë të larmishme të bimëve.