×
Secondary Adv

Kjo eshte makineria, e cila i shtron panelet diellore ne cdo terren

Share on Google+

Kompania “Renovagen”, e cila merret me prodhimin e paneleve diellorë, së fundmi ka zhvilluar një teknologji, që mund ti shtrojë ata në rrugë njësoj si një tapet. 

 

Kjo teknologji e quajtur “Roll-Array” mund të tërhiqet nga një makinë 4X4 si për shembull nga një Range Rover ose Land Rover. Ajo është mjaft e thjeshtë për tu përdorur.

Së pari, fiksoheni Roll-Array-in në pjesën e prapme të makinës dhe vendoseni aty ku dëshironi të shtroni panelet diellorë. Pastaj përdorni një rrotë për ta lidhur atë në pjesën e pasme të makinës. Pasi ti keni bërë këto ngisni makinën para dhe lëreni rrotën të tërheqë Roll-Array-in jashtë njësoj si një tapet. Kështu panelet tuaj diellorë do të jenë shtruar brenda dy minutave shkruan në faqen e saj kompania. Roll-Array nuk është vetëm një mënyrë më efikase për instalimin e paneleve diellorë, por ajo ndihmon gjithashtu për të ulur shpenzimet e karburantit, sepse nuk kërkon gjeneratorë të mëdhenj me naftë si instalimet e tjera të paneleve diellorë.


Më të lexuarat