Secondary Adv

Njihuni me veshjet qe kane te kombinuar ne menyre perfekte moden me teknologjine

Share on Google+

Disa prej artikujve, që u prezantuan në Panairin Ndërkombëtar të Elektronikës (CES) në Las Vegas ishin edhe veshjet inteligjente. Ato janë duke u përdorur gjithmonë e më shumë, pasi janë të pajisura me sensorë me anë të së cilëve ju mund të siguroni infomacionin e nevojshëm për trupin tuaj kur jeni duke u stërvitur ose të karikoni smartphon-in ndërkohë që ai është në xhep.

 

Mesa duke veshjet, që përmbajnë një teknologji të lartë do të bëhen pjesë e pandashme e jetës sonë.

Më poshtë po listojmë disa nga veshjet më të mira “inteligjente”. Ato janë:

 

1. Stilistja Pauline van Dongen ka krijuar një veshje, e cila është e aftë të kapë energjinë diellore për të karikuar telefonin tuaj. Krijimi i saj më i fundit është një këmishë, e cila përmban 120 qeliza fotovoltaike. Nëpërmjet tyre ajo arrin të prodhojë energji të mjaftueshme për të karikuar telefonin tuaj.

 

2. Ralph Lauren ka krijuar një këmishë biotech, e cila do të mbledhë të dhëna për stërvitjen tuaj, si për shembull: ritmin e zemrës tuaj, numrin e kalorive të djegura dhe më pas i dërgon ato në një aplikacion në smartphon-in tuaj. 

 

3. I njëjti dizenjator ka krijuar edhe të brendshme për femrat, të cilat përsëri kanë për funksion të mbledhin të dhëna për stërvitjen tuaj. Ato do të dalin në treg këtë pranverë për 150 dollarë. 

 

4. Marka e xhinseve “Joe's Jeans” ka krijuar një linjë xhinsesh, e cila do të karikojë iPhon-in tuaj ndërkohë që ju e mbani atë në xhep. 

 

5. Onesie (veshje për fëmijë) e teknologjisë së lartë, e cila monitoron temperaturën, frymëmarrjen dhe aktivitetin e tij ndërkohë që ai është duke fjetur. Ajo kushton 195 dollarë. 

 

6. Kate Spade ka krijuar një linjë çantash të pajisura me një xhep “inteligjent” për të karikuar një iPhon të çdo madhësie. Ajo kushton 198 dollarë. 

 

7. Media Group ka krijuar një kostum sportiv, i cili reagon ndaj djersës dhe lagështirës. 

 

8. Kompania ajrore EasyJet në bashkëpunim me CuteCircuit kanë krijuar uniforma të pajisura me sensorë dhe drita LED. 

 

9. Athos ka krijuar veshje inteligjente, të cilat analizojë në kohë reale tendosjen (aktivitetin) e muskujve tuaj duke përdorur sensorët  elektromiografikë (EMG). Ato kushtojnë rreth 348 dollarë. 

 

10. Një linjë e re veshjesh e quajtur “Nadi” ka krijuar një palë pantallona për joga, të cilat do të lëkunden për tu treguar pozicionin e saktë. Ato kanë tre motorë të vendosur rreth ijeve, dy prapa gjunjëve dhe një në kyçin e këmbës. Pantallonat  do të lëkunden në vende të ndryshme për tu ndihmuar të korrigjoni pozicionin tuaj. 

 

11. Samsung prezantoi në CES në janar të këtij viti një rrip “inteligjent”, i cili është i ngarkuar me sensorë që mund të zbulojnë  se kur ju keni ngrënë tepër. 

 

12. “Sensoria Fitness” krijuar një palë çorape “inteligjente” që mund të tregojnë se sa shpejt dhe sa shumë ju mund të vraponi. Bateria e tyre mund të rezistojë deri në 6 orë pa pasur nevojë për karikim. Një palë çorape kushtojnë 199 dollarë.  


Më të lexuarat