Foodpanda, kompania e pare qe do perdore dronet per shperndarjen e ushqimit
“Foodpanda” është një kompani ushqimore, e cila shpreson të bëhet kompania e parë në botë që do të shpërndajë ushqiminin e porositur me anë të dronëve.
Shefi ekzekutiv i saj, Ralf Wenze tha “Duhet të shikojmë drejt së ardhmes. Në ditët e sotme shpërndarja e ushqimit me motoçikletë dhe veturë ngjason sikur jetojmë në vitet 1980.”
Ai shpreson që dërgesat me dronë të jenë subjekt i rregulloreve të qeverisë lokale dhe procesi, me të cilin ata do të marrin dhe do të japin porosi, të shqyrtohet. Në këtë projekt kompania po bashkëpunon me Amazon dhe ka testuar disa dronë në Singapor. Ata mund të dorëzojnë pako, që peshojnë deri në 2.3kg, në një lartësi prej 121.9 metra. Sipas investitorit Rocket Internet, Foodpanda në tremujorin e tretë të vititi të kaluar ishte mjaft fitimprurëse, duke pasur një diferencë bruto fitimi prej 93.2 për qind.