×
Secondary Adv

Zgjidhet me ne fund misteri i trekendeshit te Bermudes

Share on Google+

Trekëndëshi i Bermudës është vendi ku shumë anije dhe avionë janë zhdukur në mënyrë misterioze. Për vite me rradhë shkencëtarët nuk kanë mundur të gjejnë një shpjegin logjik, por më në fund duket se ata e kanë një përgjigje për këtë.

 

Hulumtuesit në Universitetin e Arktikut në Norvegjis kanë thënë se në zonën perëndimore dhe qendrore të detit Barents ekzistojnë kratere gjigandë, të cilët mund të jenë shkaku i shpërthimeve të mëdha të gazit të metanit.

Këto shpërthime shkaktojnë hapjen e kratereve, të cilët përbëjnë rrezik për anijet që udhëtojnë në këtë vend. Çdo krater gjendet në fundin e detit dhe ka një thellësi rreth 45 metra. Këto hapësira kaq të mëdha mund të mbajnë disa mijëra metra kub gaz metani, i cili kur çlirohet shkakton turbulenca të fuqishme. Ndërsa shpërthimet e gazit në det shpjegojnë zhdukjen e anijeve dhe mjeteve të tjera lundruese, atëherë lind pyetja pse ndodh rrëzimi i avionëve? 

Duke qënë se metani është një gaz që çliron shumë nxehtësi atëherë nësë një avion fluturon në një zonë ku ka përqëndrim të madh të tij atëherë ai do të shpërthejë. Ndërsa kjo është ende vetëm një teori, veprimi për të fundosur një  anije nëpërmjet çlirimit të gazrave nënujore është testuar dhe provuar plotësisht.


Më të lexuarat