×
Secondary Adv

9 parashikimet e bera nga Steve Jobs 20 vjet me pare per internetin

Share on Google+

Ndikimi i Steve Jobs në jetën tuaj nuk mund të nënvlerësohet. Inovacionet e tij sigurisht kanë ndikuar tek shumë gjëra, duke përfshirë kompjuterat, filmat, muzikën dhe telefonat.

 

Në vitin 1996, Google ishte ende një projekt kërkimor në Stanford dhe iMac, iPod, iPhone ishin ende vite larg krijimit të tyre. Por  Steve Jobs kur dha një intervistë në vitin 1996 për faqen Wired bëri disa parashikime në lidhje më internetin. 

Ja cilat janë disa prej tyre:

 

1. Interneti do të ishte i pranishëm kudo: në shtëpi, shkolla, smartphon-ë, tablet, TV etj. 

 

2. Ai gjithashtu parashikoi se me kalimin e viteve njerëzit do të bënin më shumë blerje nëpërmjet internetit, sesa duke shkuar nëpër dyqane apo qendra tregëtare.

 

3. Amazon në 1996 ishte ende një biznes i vogël, por themeluesi i saj Jeff Bezos duke i kushtuar gjithë vëmendjen e duhur e ktheu në një kompani të sukseshme. Sot Amazon ka bërë 105 miliard dollarë nëpërmjet shitjeve online. 

 

4. Jobs tha se në qoftë se blerja e mallrave apo shërbimeve nëpërmjet internetit do të rritej me 10%, atëherë kjo do të ishte fenomenale. Sot sipas regjistrimit të SHBA-së, tregtia online përbën 7.5% të shitjeve totale. 

 

5. Jobs parashikoi gjithashtu se interneti në 20 vitet e ardhshme do të anashkalonte në mëyrë të “frikshme” njerëzit, të cilët merreshin me dërgimin e porosive në vendin e caktuar. 

 

6. Biznesi çdo dekadë ballafaqohet me ndryshime të shumta dhe sipas Jobs një prej tyre në vitet e ardhshme do të ishte interneti. 

 

7. Një parashikim tjetër mjaft i rëndësishëm ishte edhe zhvilimi i Web 2.0 (media online) 

 

8. Jobs gjithashtu parashikoi Tesla-n ose të paktën modelin e biznesit të saj, ku blerësit e ardhshëm mund të shikojnë një model makine dhe ta porositin nëpërmjet internetit ose një shitësi për t'ia dërguar më vonë në varësi të shtetit. 

9. Steve Jobs ishte një mbështetës i madh për teknologjinë në shkolla, por megjithatë ai e dinte se edhe duke shtuar teknologjinë ato nuk do të bëheshin automatikisht më të mira. 


Më të lexuarat