×
Secondary Adv

Paisjet dhe aplikacionet qe ndihmojne ne trajtimin dhe monitorimin e diabetit

Share on Google+

Për dekada me radhë, firma të ndryshme të teknologjisë mjekësore kanë bërë kërkime për të gjetur mënyra sesi diabetikët të kontrollojnë me lehtësi nivelin e sheqerit në gjak, por suksesi ka qënë i pakët.

 

Me rritjen e përdorimit të smartphon-ëve janë zhvilluar shumë aplikacione apo paisje “inteligjente”, të cilat ndihmojnë në monitorimin e diabetit.

Tani Kompania “Medtronic” ofron një monitor, i cili mund të tregojë nivelin e glukozës në gjak, por pajisja ende duhet kalibruar (graduar) duke shpuar gishtin disa herë në ditë. “Phillips” po hulumton insulinën dhe ata pretendojnë se një pankreas artificial plotësisht funksional do të vijë në treg në vitet e ardhshme. Kjo pajisje në thelb do të veprojë si një pankreas i shëndetshëm për personat diabetikë në rregullimin e glukozës dhe administrimin insulinës sipas nevojës. Tani për tani, Phillips ka krijuar një aplikacion, i cili synon monitorimin e sëmundjes së diabetit. Gjithashtu paisjet “inteligjente”, që mund të mbahen në trup janë një arritje e madhe në trajtimin e saj. 


Më të lexuarat