Tani do mundemi te bejme pagesat ne internet vetem me nje selfie
Amazon ka aplikuar për një patentë, e cila u mundëson përdoruesve të paguajnë për artikujt apo shërbimet e blera me anë të selfieve.
Patenta e quajtur “Image analysis for user authentication” ka për qëllim të përmirësojë sigurinë në internet, duke qënë se po bëhen shumë krime kibernetike. Ky sistem praktikisht do të nxirrte jashtë përdorimi metodën aktuale; atë të fjalëkalimit duke shmangur kështu edhe mundësinë që ta harrojmë atë apo më keq akoma, vjedhjen e tij.
Kompania pati aplikuar për patentën që në tetor të vitit të kaluar, por lejen për përdorimin e saj e morri javën e kaluar. Sipas Amazon-it, sistemi i pagesave me dy selfie është më i sigurt sesa teknologjitë e tjera, të cilat thjesht mbështeten tek njohja e fytyrës, pasi mund të bëhen mashtrime duke mbajtur një foto të përdoruesit para kamerës. Ndërsa sistemi i Amazon-it do t’u kërkojë përdoruesve të shkrepin një foto për të vërtetuar identitetin e tyre dhe një tjetër duke buzëqeshur, duke lëvizur kokën ose duke shkelur njërin sy.