×
Secondary Adv

Hyperloop-i i pare ne Europe do lidhe Vjenen, Bratislaven dhe Budapestin

Share on Google+

Elon Musk, projektuesi i Hyperloop, ka bërë të ditura planet e tij për ndërtimin e këtij sistemi transporti edhe në Europë. Ai do të lidhë tre kryeqytete: Vjenën, Bratislavën dhe Budapestin.

 

Nuk ka ende plane konkrete, por udhëheqësit e Sllovakisë e përshëndëtën projektin, duke thënë se ai do të ndryshojë tërësisht mënyrën se si njerëzit udhëtojnë në Europë.

Udhëtimi nga Vjena në Bratislavë është 26.3 km dhe nga Bratislava në Budapest është 160.9 km. Përshembull me pëdorimin e Hyperloop-it udhëtarët mund të arrijnë nga Bratislava në Budapest vetëm për tetë minuta. Hyperloop do të udhëtojë me një shpejtësi rreth 1223 km/h. Ai do të funksionojë 100% me energji diellore dhe duke qënë se është brenda një tubi kushtet atmosferike (borë, shi) nuk do të pengojnë udhëtimin.


Më të lexuarat