×
Secondary Adv

Projekti qe synon te ktheje shkretetiren e Saharase ne nje vend te gjelberuar

Share on Google+

Ndoshta shkretëtira e Saharasë është vendi i fundit që ju mund të prisni të rriten bimë. Ky është qëllimi i një projekti ambicioz, i cili synon ta kthejë atë në një sipërfaqe të gjelbëruar.

Projekti i quajtur “Pylli i Saharasë” (SFP) do të ndërtojë në Tunizi një “fermë” me sipërfaqe 100 000 m². Një përfaqësues i projektit tha se plani është të shfrytëzojmë burimet e bollshme, si dritën e diellit dhe ujin e detit, me qëllim që të prodhojmë sa më shumë ushqime të freskëta, ujë të pijshëm dhe energji të pastër.

Energjia e diellit do të përdoret për të ngrohur paisjet e teknologjisë së lartë, kurse uji i detit do të përdoret për freskimin e serave. Ky kombinim do të thotë se aty mund të rriten bimë dhe perime gjatë gjithë vitit. Për të marrë ujë të fresket uji i detit do të destilohet (shkripëzohet). Ky projekt kushton rreth 30 milion dollarë dhe ka mbështetjen e qeverisë tuniziane, e cila është në kërkim të alternativave për zbutjen e efekteve të ngrohjes globale, duke përfshirë edhe thatësirat.


Më të lexuarat