Njihuni me dronin qe mund te lyeje shtepine tuaj ne menyre perfekte
Kompania “Apellix” me bazë në Florida ka krijuar një dron, i cili mund të lyejë shumë mirë shtëpinë tuaj.
Ai është quajtur “Worker Bee” dhe përveçse lyerjes së shtëpisë mund të bëjë edhe punë të tjera si përshembull të lajë dritaret apo të aplikojë kimkate të ndryshme. Themeluesi i kompanisë Robert Dahlstrom e prezantoi këtë shpikje ditën e premte në kampusin “Northrop Grumman”në El Segundo, Kaliforni me shpresën për të gjetur partnerë, të cilët do e përdorin këtë teknologji.
“Dronët mund të bëjnë shumë më shumë se të mbledhin të dhëna, të bëjnë fotografi apo të dërgojnë pako”: tha ai. “Ata mund të bëjnë një punë të vërtetë.” Worker Bee është një rast unik i përdorimit të dronëve. Ai është ende në fazën e testimit dhe mund të lyejë ndërtesa të vogla deri në tre kate, por kompania po punon për ta bërë atë sa më të mirë. Droni mund ta lyejë sipërfaqen shpejt dhe në mënyrë të barabartë, duke sjellë kështu kursim të kohës dhe shmangien e përdorimit të skelave.